Nis presionin ndaj gjimnazistëve, drejtoritë thërrasin prindërit në mbledhje urgjente

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2026, 13:27

Në një kohë kur protesta e studentëve në Tiranë po zgjerohet dhe në të po bashkohen edhe gjimnazistët, drejtoritë e shkollave kanë thirrur prindërit në mbledhje urgjente për orën 13:30. Njoftimet janë dërguar përmes WhatsApp-it, ndërsa zhvillimi vjen pas bojkotit të mësimit nga nxënësit e gjimnazit “Partizani”. Kjo lëvizje ngre pikëpyetje, a po mundohet Ministria e Arsimit me drejtuese Mirela Kumbaron dhe kryeministri Rama të frenojnë protestën e studentëve përmes kërcënimit të prindërve?

Në vend që zëri i nxënësve të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të trajtohen me dialog, thirrja e mbledhjeve urgjente në kulmin e protestave rrezikon të perceptohet si presion ndaj gjimnazistëve. Nëse ka kërcënime apo masa ndëshkuese ndaj nxënësve për pjesëmarrjen në protesta, ato duhet të bëhen publike dhe të verifikohen. E drejta për arsim nuk duhet të përdoret si mjet për të heshtur pakënaqësinë, ndërsa prindërit duhet të informohen qartë për arsyet e këtyre mbledhjeve.

Gjimnazistët po i bashkohen protestës në një moment kur pakënaqësia e të rinjve po shtrihet përtej universiteteve. Autoritetet arsimore duhet të sqarojnë arsyet e thirrjes së prindërve dhe të garantojnë se nxënësit nuk do të penalizohen për shprehjen paqësore të mendimit të tyre. Protesta e të rinjve nuk mund të trajtohet thjesht si problem disipline, ajo kërkon përgjigje, dialog dhe respekt për të drejtën e tyre për t'u shprehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit