Zjarri në Shkozë: 35-vjeçari i vuri flakën banesës së bashkëjetueses, humbin jetën prindërit e saj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2026, 12:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 tetorit në Shkozë të Tiranës, ku një çift bashkëshortësh, përkatësisht 65 dhe 68 vjeç, ka humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarrin në banesën e çiftit e ka vënë Astit Idrizi, 35 vjeç, i cili është bashkëjetuesi i vajzës së tyre. Viktimat janë identifikuar me inicialet Ismete Ziu, 65 vjeçe, dhe Agim Ziu, 68 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”. Flakët përfshinë banesën ku jetonin dy bashkëshortët, të cilët u transportuan në spital, por nuk arritën t'u mbijetonin plagëve të marra.

35-vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa motivet që mund të kenë çuar në këtë akt mbeten për t'u sqaruar.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, e cila përfundoi në mënyrë tragjike për çiftin e bashkëshortëve në Shkozë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit