Protestuesit kanë vendosur kangjella metalike në mes të rrugës, duke krijuar një barrikadë për të penguar kalimin e autobotit të Policisë së Shtetit që përdoret për hedhjen e ujit ndaj turmës. Veprimi vjen në një klimë të tensionuar, teksa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë në kryeqytet.
Vendosja e barrikadës shënon një tjetër moment të përshkallëzimit të situatës, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojnë efektivët dhe nëse tensionet do të vijojnë të rriten. Ndërkohë, situata në zonën e protestës mbetet e paqëndrueshme.