Studentët thyejnë derën e FSHN dhe i bashkohen protestës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2026, 11:22

Protesta e studentëve në Tiranë është shoqëruar me tensione këtë të mërkurë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku disa protestues kanë thyer derën kryesore të godinës dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme.

Situata është përshkallëzuar pasi, sipas raportimeve, punonjësit e sigurisë kishin mbyllur brenda studentët e fakultetit, duke penguar daljen e tyre për t'iu bashkuar protestës.

Ndërkohë, tubimi ka marrë përmasa më të gjera, pasi studentëve universitarë u janë bashkuar edhe nxënës të gjimnazeve të Tiranës. Të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet.

Bojkoti i procesit mësimor raportohet se është përhapur edhe në universitete të qyteteve të tjera të Shqipërisë, ku studentët kanë ndërprerë mësimin në shenjë solidariteti me protestuesit në kryeqytet.

Protesta e sotme vjen vetëm një ditë pas tubimit të 13 tetorit, i cili u karakterizua nga përplasje dhe tensione me policinë, si dhe nga dhjetëra arrestime e procedime penale.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pjesëmarrja e studentëve dhe gjimnazistëve po i jep një tjetër dimension lëvizjes protestuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit