Policia publikon foton e të dyshuarit për vjedhje në Prishtinë, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2026, 10:39

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet se është përfshirë në një rast vjedhjeje në Prishtinë.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, duke u bërë thirrje qytetarëve që mund ta njohin ose kanë informacione për të, të bashkëpunojnë me autoritetet.

Policia u ka kërkuar qytetarëve që çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit në fotografi ta raportojnë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].

A e njihni personin në fotografi? Nëse keni informacione, kontaktoni Policinë e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit