Nxënësit e “Partizanit” djegin koshat: Rama jepe dorëheqjen!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2026, 10:06

Një ditë pas përplasjeve të dhunshme mes studentëve dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, tensionet duket se po përhapen edhe te gjimnazistët. Nxënësit e shkollës “Partizani” kanë bojkotuar mësimin dhe kanë qëndruar në oborrin e shkollës, ndërsa situata është përshkallëzuar me djegien e kazanëve të mbeturinave. Veprimi vjen në një klimë të tensionuar, pas protestës së djeshme që zgjati më shumë se tetë orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Pamjet dhe raportimet për dhunën ndaj protestuesve, veçanërisht rasti i të riut që u shfaq me këmbë të thyer, kanë nxitur reagime dhe pakënaqësi. Bojkoti i mësimit nga gjimnazistët shënon një tjetër zhvillim në valën e protestave, ndërsa mbetet për t'u sqaruar nëse veprimet e sotme do të përhapen edhe në shkolla të tjera të kryeqytetit.

Ndërkohë, për sot në orën 14:00 është njoftuar një tjetër protestë nga studentët në Tiranë. Zhvillimet e fundit shtojnë pikëpyetjet mbi përshkallëzimin e situatës dhe reagimin e autoriteteve, në një kohë kur kërkesat e të rinjve për arsim më të mirë dhe kundërshtimet ndaj ndërhyrjes policore vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit