Klimat po ua prishin biznesin shitësve të druve në Kosovë, bie interesimi për blerje – çmimi mbetet 60 euro për metër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2026, 08:54

Përdorimi gjithnjë e më i madh i klimave për ngrohje duket se po ndikon drejtpërdrejt në tregun e druve në Kosovë. Edhe pse temperaturat po bien dhe dimri po afrohet, shitësit ankohen se interesimi i qytetarëve për blerjen e druve është i ulët.

Çmimi këtë vit ka mbetur i pandryshuar, rreth 60 euro për metër, njësoj si vitin e kaluar. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai të rritet deri në 70 euro.

Florian Haxholli, i cili merret me shitjen e druve, thotë se qytetarët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt ngrohjes me klima.

“Çmimi sivjet është 60 euro për metër, por mund të bëhet 70 euro. Nuk ka të interesuar, tash më shumë me klima po ngrohen”, deklaroi ai për EO.

Nga ana tjetër, qytetarët vazhdojnë të ankohen për koston e ngrohjes, pavarësisht mënyrës që përdorin.

Disa e konsiderojnë çmimin e druve shumë të lartë, ndërsa të tjerë mendojnë se përdorimi i klimave ka ndikuar që çmimet të mos rriten.

Edhe familjet që ngrohen me Termokos shprehen se faturat mbeten të kushtueshme dhe të vështira për t'u përballuar.

Ndërsa klimat po fitojnë terren, drutë duket se po humbin blerës.

Po ju, si do të ngroheni këtë dimër: me dru, klima apo ngrohje qendrore? Dhe cila mënyrë ju kushton më pak?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit