Pse Rama e anuloi mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS që do mbante sot?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2026, 08:56

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar për këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave, është anuluar. Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe pritej të zhvillohej në orën 12:00, me pjesëmarrjen e deputetëve socialistë dhe ministrave të qeverisë.

Sipas axhendës së parashikuar, diskutimet do të përqendroheshin në dy çështje të përcaktuara si “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”. Deri në informacionin e bërë publik, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi temat konkrete që do të trajtoheshin gjatë mbledhjes.

Takimi ishte parashikuar të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe më pas të vijonte me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Deri më tani, nuk është bërë e ditur arsyeja e anulimit dhe as nëse mbledhja do të zhvillohet në një datë tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit