Në katër qarqe të Veriut dhe Gjirokastër, familjet shpenzojnë më pak se 10 vite më parë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2026, 07:35

Shpenzimet mujore të familjeve në pesë qarqe të vendit nuk kanë arritur të përballojnë rritjen e çmimeve gjatë dekadës 2015-2025, duke sjellë një rënie të fuqisë reale blerëse. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, bazuar në Anketën e Buxhetit të Familjeve, inflacioni i akumuluar gjatë kësaj periudhe arriti në 27.7%, ndërsa rritja e shpenzimeve në Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Shkodër dhe Durrës ishte më e ulët se ky nivel.

Diferenca më e madhe regjistrohet në Lezhë, ku shpenzimet mesatare mujore të familjeve u rritën vetëm me 9.5%, nga 79,374 lekë në vitin 2015 në 86,935 lekë në vitin 2025. Në Kukës rritja ishte 10.2%, në Gjirokastër 15.4%, në Shkodër 17.7% dhe në Durrës 23.3%. Megjithëse familjet shpenzojnë nominalisht më shumë lekë se dhjetë vjet më parë, rritja e çmimeve ka bërë që këto shpenzime të kenë fuqi më të ulët blerëse.

Në nivel kombëtar, situata paraqitet ndryshe: shpenzimet mesatare mujore të një familjeje u rritën me 34.6%, nga 70,766 lekë në vitin 2015 në 95,227 lekë në vitin 2025, duke tejkaluar inflacionin. Rritjen më të lartë e shënoi Vlora, me 69.3%, e ndjekur nga Elbasani me 49.4%, Korça me 45%, Dibra me 37% dhe Tirana me 35.7%. Kryeqyteti regjistroi gjithashtu nivelin më të lartë të shpenzimeve mesatare mujore në vend, me 110,904 lekë në vitin 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit