Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një apartament në një prej godinave të banesave sociale në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga dëshmitarë në vendngjarje tregojnë flakët që kanë përfshirë apartamentin.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.
Sipas informacionit të përcjellë nga një dëshmitar, një banor dyshohet se ka tentuar të hidhet nga banesa gjatë ngjarjes.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ai është shpëtuar dhe cili është gjendja e tij shëndetësore.
Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje mbi shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.