Protestuesi pa ndjenja tërhiqet nga policia, britmat e turmës: “I thyet këmbën”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.10.2026, 22:21

Pamje tronditëse kanë dalë nga protesta e sotme, ku dhuna e forcave të rendit dyshohet se ka kapur nivele të papranueshme.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet qartë momenti skandaloz se si një protestues, i cili duket se ka pësuar dëmtime të rënda, pa ndjenja dhe me këmbën që dyshohet se është e thyer, transportohet në mënyrë çnjerëzore nga disa efektivë policie.

Ndërkohë, qytetarët e pranishëm dëgjohen duke bërtitur të revoltuar dhe duke denoncuar dhunën e ushtruar, se efektivët "i kanë thyer këmbën" dhe se i riu ka humbur ndjenjat.

Pavarësisht kësaj, forcat e rendit vazhdojnë veprimet e tyre pa dhënë ndihmën e shpejtë mjekësore.

Kjo pamje dëshmon edhe një herë brutalitetin e përdorur ndaj protestuesve dhe braktisjen e çdo standardi ligjor apo njerëzor gjatë menaxhimit të situatës nga Policia e Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit