Po qarkullojnë në rrjetet sociale pamjet e para nga momenti i nxehtë kur turma e protestuesve ka arritur të hyjë me vrull brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës.
Në pamjet e regjistruara nga vetë pjesëmarrësit në vendngjarje, shihet kaosi dhe tensioni i lartë në dyert kryesore të institucionit, teksa dhjetëra të rinj e qytetarë vërshojnë brenda korridoreve.
Me duart lart dhe në shenjë revolte ndaj drejtuesve të pushtetit, dëgjohen thirrjet unisone që oshtijnë në të gjithë godinën: "O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen!".