Studentët dhe të rinjtë protestues kanë shkuar te Bashkia e Tiranës, ku situata është përshkallëzuar. Fillimisht, ata kanë thyer derën e godinës dhe më pas janë futur brenda, duke i vënë flakën, siç shihet edhe në pamjet e publikuara.
Gjatë hyrjes në Bashki, protestuesit kanë brohoritur: “O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, me thirrje drejtuar Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas përshkallëzimit të situatës, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, duke nisur shoqërimin e protestuesve.