Një tjetër video shqetësuese nga protesta e mbajtur sot në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur një punonjës i Policisë së Shtetit, i pajisur me kaskë mbrojtëse dhe uniformë me krahë të shkurtra, ushtron dhunë fizike, përfshirë shkelma e grushta, ndaj një qytetareje në vendngjarje.
Kjo pamje ka nxitur reagime të shumta dhe indinjatë te qytetarët në rrjetet sociale, të cilët dënojnë përdorimin e forcës disproporcionale nga ana e forcave të rendit ndaj protestuesve.
Mbetet për t'u parë reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) lidhur me hetimin e këtij rasti dhe marrjen e masave ndaj efektivit të përfshirë, në rast se do të ketë.