Protestuesi qesh ndërsa shoqërohet nga policia

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.10.2026, 18:21

Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar më 13 tetor në Tiranë, ku një protestues shfaqet duke qeshur dhe bërë humor teksa shoqërohet nga efektivët e Policisë.

Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, i riu, i veshur me rroba të errëta dhe me mjekër, shihet duke ecur mes dy efektivëve të forcave speciale. Gjatë shoqërimit, ai kthehet nga kamera dhe qesh, ndërsa policët vijojnë ta largojnë nga zona e protestës.

Momenti bie në sy për kontrastin mes situatës së tensionuar dhe reagimit të protestuesit, i cili duket i qetë ndërsa shoqërohet nga efektivët.

Protestat në Tiranë më 13 tetor janë shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të policisë, përfshirë shoqërimin e disa protestuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit