Protesta kombëtare e studentëve në Tiranë është përshkallëzuar, ndërsa pamjet e dhunës policore dhe shoqërimeve të protestuesve kanë shoqëruar tubimin e sotëm.
Në një video të publikuar në media, shihet një billboard që është përfshirë nga flakët në Rrugën e Durrësit, në një ditë kur zemërimi i studentëve është shoqëruar me ndërhyrje të ashpra të policisë.
Ndërsa të rinjtë kanë dalë në rrugë për të ngritur zërin për kërkesat e tyre, situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar prej disa orësh.