Policia tregon forcën në protestë: 10 efektivë me shkopinj gome rrethojnë një qytetar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.10.2026, 16:22

Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në tensione dhe përplasje me forcat e rendit.Tubimi u shoqërua me hedhje gurësh drejt godinës së ministrisë, shkulje të kangjellave dhe ndërhyrje të policisë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Por mes gjithë kësaj situate, një pamje nga protesta ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po veprojnë efektivët në terren.

Sipas pamjeve të denoncuara, rreth 10 efektivë policie, të pajisur me shkopinj gome, kanë rrethuar një qytetar. Pamja ngre pyetjen se çfarë rreziku paraqiste ky person dhe nëse ishte e nevojshme një ndërhyrje e tillë nga një numër kaq i madh efektivësh.

Në një protestë ku tensionet janë përshkallëzuar, ndërhyrja e policisë mund të jetë pjesë e menaxhimit të situatës, por mënyra se si ushtrohet dhuna nuk justifikohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit