Përplasje të forta para Ministrisë, policia godet protestuesit dhe shoqëron disa të tjerë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2026, 15:40

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, pasi forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në shenjë kundërshtimi ndaj politikave arsimore dhe qeveritare.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, efektivët kanë përdorur shkopinj gome gjatë ndërhyrjes, ndërsa një numër protestuesish janë shoqëruar në polici.

Tensionet janë shtuar pas incidenteve të regjistruara më herët gjatë tubimit, kur u raportua për hedhje sendesh në drejtim të godinës së ministrisë, si dhe për dëmtime të kangjellave në zonën përreth saj.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me numrin e personave të shoqëruar. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse ka të lënduar si pasojë e përplasjes mes protestuesve dhe policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit