Kosovarët drejt Kroacisë për punë, rreth 4,500 leje pune dhe qëndrimi në vetëm 9 muaj!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2026, 20:13

Kroacia po vazhdon të jetë një nga destinacionet ku qytetarët e Kosovës po kërkojnë mundësi punësimi. Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, ky shtet ka lëshuar rreth 4,500 leje pune dhe qëndrimi për shtetasit kosovarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë, nga janari deri në fund të shtatorit janë lëshuar gjithsej rreth 124 mijë leje pune dhe qëndrimi për shtetas të huaj, prej të cilave rreth 25 mijë për punëtorë sezonalë.

Numrin më të madh të lejeve e kanë përfituar qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, me rreth 23 mijë, të ndjekur nga Serbia me 20 mijë, Filipinet me 19 mijë dhe Nepali me 17 mijë.

Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2025, Kroacia kishte lëshuar rreth 6 mijë leje pune dhe qëndrimi për shtetasit e Kosovës.

Këto shifra tregojnë interesimin e vazhdueshëm për tregun kroat të punës, megjithëse numri i lejeve nuk përfaqëson domosdoshmërisht persona që janë larguar për herë të parë nga Kosova.

A po bëhet Kroacia një nga destinacionet kryesore të kosovarëve që kërkojnë punë dhe paga më të mira jashtë vendit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit