“Bie qeveria kur zgjohet rinia”, vezë dhe kapsolle drejt godinës së Ministrisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2026, 14:42

Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vezë dhe kapsolla në drejtim të godinës, ndërsa kanë shkruar me sprej në muret e saj.

Në fasadën e institucionit është shfaqur edhe mbishkrimi “Ministria e Krimit”, si një mesazh kundërshtimi ndaj institucionit dhe mënyrës se si, sipas protestuesve, po trajtohen problematikat që shqetësojnë të rinjtë.

Gjatë tubimit, të rinjtë kanë brohoritur thirrje si “Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!”, duke kërkuar ndryshime dhe zgjidhje për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten pa përgjigje.

“Bie qeveria kur zgjohet rinia” është një nga mesazhet që shoqëron protestën, duke përcjellë frymën kundërshtuese të të rinjve ndaj qeverisë.

Ndërkohë, në pjesën e pasme të godinës së Ministrisë së Arsimit është vënë re prani e shtuar e forcave të policisë, si dhe një autobot me ujë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e protestës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit