“Po helmohemi”, nxënësja gjen miza në hamburgerin e fast-foodit në Pirg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2026, 14:20

Një nxënëse nga fshati Pirg i Korçës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e higjienës në një fast food pranë qendrës së fshatit.

Sipas denoncimit, gjatë ditës së sotme, teksa po konsumonte ushqim në këtë lokal, ajo dhe personat që e shoqëronin kanë konstatuar insekte në ushqim. Nxënësja thotë se nuk është hera e parë që përballen me probleme të tilla, duke ngritur shqetësime edhe për kushtet e pastërtisë në ambient.

Ajo tregon se, pasi kanë shprehur shqetësimin te pronari i lokalit, i cili sipas saj përgatit edhe vetë ushqimin, janë përballur me ofendime dhe u është kërkuar të largohen nga lokali.

Denoncimi ngre shqetësime mbi kushtet e higjienës dhe sigurinë ushqimore, ndërsa mbetet i nevojshëm verifikimi i rastit nga institucionet përgjegjëse.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje joq Jam nje nxenese e fshatit pirg t korces . Dua te shpreh nje shqetsim lidhur me nje fast food qe ndodhet ne fshatin pirg pran qendres . Sot n dit e pushimit gjat konsumimit u gjeten insekte n ushqim po helmohemi. Nuk eshte hera e par qe ndodh kjo gje por ka dhe shum pa pasterti Dhe pasi kemi shprehur shqetsimin tek pronari i cili eshte edhe ai vet qe ben ushqimin ai na esht drejtuar me ofendime dhe duke na perzen nga lokali nuk dua te intetifikohem si vajz por edhe numuri te mos me dali faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit