SPAK godet rrjetin e trafikut të emigrantëve, 4 të arrestuar dhe një në kërkim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.10.2026, 13:04

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, me urdhër të SPAK, në kuadër të një hetimi për trafikun e emigrantëve të paligjshëm. Masat e sigurisë “arrest në burg” ishin caktuar më herët nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa katër prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit.

Në pranga kanë përfunduar Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat. Ndërkohë, personi i pestë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë, është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Në kuadër të hetimeve, Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar edhe kontrolle në disa ambiente të dyshuara. Hetimet vijojnë nën drejtimin e SPAK, me qëllim zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar dhe përcaktimin e rolit që mund të ketë pasur secili prej personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit