Punëtori shqiptar humb jetën në Francë, u rrëzua nga çatia e banesës ku punonte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2026, 13:04

Një punëtor me origjinë shqiptare, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e punës, në Laigneville, në departamentin Oise të Francës. Ngjarja ndodhi të premten, më 9 tetor 2026, rreth orës 11:30, në një banesë ku ai po kryente punime për rikonstruksionin e çatisë.

Sipas raportimeve të mediave franceze, përfshirë gazetën Courrier Picard, 50-vjeçari ra nga një lartësi prej rreth shtatë metrash, duke përfunduar në oborrin e brendshëm të ndërtesës. Pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të emergjencës, ndërhyrja e tyre nuk mundi t’i shpëtonte jetën.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia, konfirmoi Nicolas Septe, prokurori i Republikës në Beauvais. Për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, pritet të kryhet edhe autopsia e viktimës.

Ndërkohë, në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja e Inspektoratit të Punës, i cili do të shqyrtojë kushtet në të cilat po kryheshin punimet, veçanërisht respektimin e masave të sigurisë dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse. Vlerësimi teknik pritet të ndihmojë në përcaktimin nëse janë shkelur rregullat e sigurisë në punë.

Sipas mediave franceze, pronarja e banesës kishte kryer paraprakisht deklarimin e punimeve dhe, për sa i përket këtij aspekti administrativ, nuk ishte konstatuar ndonjë problem.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e ngjarjes dhe nëse janë respektuar të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e punëtorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit