Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Pavlan të Pejës, ku një vajzë vetëm 7 vjeçe ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në banesën e saj.
Sipas raportimeve, vogëlushja dyshohet se ishte zënë nga një dollap në shtëpi gjatë fundjavës, duke pësuar lëndime të rënda.
Ajo ishte transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ndodhej e intubuar dhe nën kujdes intensiv mjekësor.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'ia shpëtuar jetën, 7-vjeçarja ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës, më 12 tetor.
Ngjarja e rëndë ka lënë në dhimbje familjen dhe komunitetin.
Një jetë e vogël u shua shumë herët. Ngushëllime familjes!