Vetëm pak minuta nga qendra, rruga “Shyqyri Ishmi” prej vitesh pa asfalt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2026, 11:41

Një banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë ka ngritur shqetësimin për gjendjen e amortizuar të rrugës “Shyqyri Ishmi”, në sheshin që ndodhet pas godinës së Minibashkisë Nr. 2.

Sipas raportimit të qytetarit, kjo rrugë ndodhet vetëm pak minuta larg qendrës së kryeqytetit, por prej vitesh vijon të jetë e paasfaltuar dhe në gjendje të keqe, pa ndërhyrje për përmirësimin e saj.

Banori shpreh habinë që, pavarësisht afërsisë me godinën e institucionit vendor, problematika nuk është adresuar ndër vite. Ai thekson se në këtë rrugë kalojnë çdo mëngjes fëmijë, të moshuar dhe prindër me karroca fëmijësh, të cilët përballen me vështirësi gjatë lëvizjes.

Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për gjendjen e rrugës dhe ndërhyrjen për përmirësimin e infrastrukturës.

Banorët presin një zgjidhje konkrete për një problematikë që, sipas tyre, vijon prej vitesh pa marrë vëmendjen e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit