Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa makina të përplasura në kryqëzim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2026, 09:27

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Sipas raportimeve të qytetarëve pranë JOQ Albania, kryqëzimi i Rinasit është kthyer në një pikë problematike, ku aksidentet janë të shpeshta. Mungesa e sinjalistikës dhe e masave të duhura për orientimin dhe kontrollin e trafikut duket se e bën këtë kryqëzim veçanërisht të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.

Siguria në këtë kryqëzim kërkon ndërhyrje urgjente, për të parandaluar aksidente të tjera, të cilat mund të kenë pasoja tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit