Një shtyllë elektrike e anuar në fshatin Armathë, në Bashkinë Manëz, ka ngritur shqetësimin e banorëve për sigurinë e tyre.
Sipas një qytetari që i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, rreth katër muaj më parë, një shtyllë e vjetër elektrike në zonë ishte rrëzuar dhe në vend të saj ishte vendosur një e re. Por, sipas tij, edhe shtylla e re ka filluar të anohet, duke krijuar shqetësim për banesat dhe njerëzit që kalojnë pranë saj.
Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë shtyllën e anuar pranë një banese dhe rrugës, ndërsa në tokë shihet edhe shtylla e vjetër e rrëzuar më parë.
Banori kërkon verifikimin e menjëhershëm të situatës nga institucionet përgjegjëse, pasi shtylla mund të përbëjë rrezik nëse vazhdon të anohet.
JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e mbërritura në redaksi, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e institucioneve përgjegjëse dhe operatorit të energjisë elektrike.