Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një rast dëmtimi të automjetit të saj, që ka ndodhur ditën e sotme, përpara shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan.
Në mesazhin e saj, qytetarja tregon se automjeti i saj është gërvishtur nga një makinë tjetër tip “Audi” i bardhë që drejtohej nga një vajzë. Ajo thotë se disponon foto dhe video të rastit, si dhe se dy kolegë të saj kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes.
Sipas denoncueses, drejtueses së automjetit i është bërë thirrje të ndalojë, por ajo nuk është ndalur. Qytetarja pohon gjithashtu se, me ndihmën e policisë që ndodhej në zonë, ka arritur të identifikojë personin që i ka shkaktuar dëmin.
Përmes denoncimit, ajo i kërkon drejtueses së automjetit që të paraqitet ditën e nesërme pranë shkollës dhe të dëmshpërblejë dëmin e pretenduar, në të kundërt paralajmëron se do t’i drejtohet policisë për të bërë kallëzim.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ. Dua te bej nje denoncim. Sot me kane gervishur makinen perballe shkolles Lidhja e Prizrenit Paskuqan. Kam fotot dhe videon e makines qe e ka kapur si edhe emrin e zonjes te cilen e gjeta me ane te policise qe gjendej aty ne zone. Dy kolege e kane pare gjithe situaten , sic duket dhe ne video, i kane thirrur por ajo nuk ka ndaluar. Te paraqitet neser shkolla te paguaj demin qe ka shkaktuar ose perndryshe do e denoncoj ne polici. Targa e makines se zonjes AB282TB Inicialet e zonjes jane E.Xh