U paraqit për masën e sigurisë, Mirlinda Karçanaj del pas tri orësh nga SPAK

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.10.2026, 13:55

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokatja e saj.

Karçanaj qëndroi për më shumë se 3 orë e 20 minuta përballë prokurorëve të posaçëm, ku u pyet lidhur me tenderat e zhvilluar gjatë periudhës kur drejtonte AKSHI-n.

Ndaj ish-drejtoreshës, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t'u paraqitur”, ndërsa ajo po hetohet për dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Hetimet lidhen me procedurat e prokurimit të zhvilluara gjatë drejtimit të institucionit, ndërsa paraqitja e saj në SPAK vjen në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e çështjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit