Shakaja me kolegun e çoi drejt vdekjes, Enesi përcillet sot për në banesën e fundit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2026, 12:26

Personi në foto është Enes Isaku, 16-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, në ambientet e lokalit të dasmave “AV Wedding Center”. I mituri do të përcillet këtë të hënë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së madhe të familjarëve, miqve dhe shokëve, të cilët janë tronditur nga ndarja e parakohshme e tij nga jeta.

Sipas informacioneve, Enesi punonte si kamarier gjatë fundjavave. Në momentin e ngjarjes, ai dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, 26 vjeç, po bënin shaka pranë ashensorit, duke tentuar që njëri të zbriste në katin e parë dhe tjetri të mbetej sipër. Pasi Stafuka e shtyu 16-vjeçarin brenda ashensorit dhe shtypi butonin e katit të parë, kabllot u këputën dhe ashensori u përplas në katin zero, duke i marrë jetën të miturit në vendngjarje.

Pas ngjarjes, Endri Stafuka është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për “Vrasje nga pakujdesia”. Raportohet se edhe ai vetë u rrezikua nga këputja e menjëhershme e kabllove të ashensorit. Ndërkohë, pak momente para tragjedisë, në ashensor ishte ngjitur drejt katit të sipërm edhe pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili ishte xhaxhai i Enesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit