Si u përgatit atentati ndaj Beqir Devollit, autori u filmua duke vendosur eksplozivin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2026, 11:34
Pamjet e një kamere sigurie kanë fiksuar lëvizjet e një personi të maskuar, i cili, duke udhëtuar me motor, dyshohet se vendosi një sasi lënde plasëse në automjetin e Beqir Devollit.

Sipas burimeve, makina ishte parkuar pranë lokalit të një personi të njohur të viktimës, me dyert e hapura. Në pamjet e sigurisë, personi i maskuar shihet duke vendosur pajisjen shpërthyese në zonën e sediljes së shoferit, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Shpërthimi ndodhi një ditë më vonë, pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, pasi lënda plasëse dyshohet se u aktivizua nga distanca. Sipas të dhënave paraprake, viktima mund të jetë ndjekur për të paktën tre kilometra përpara se makina të shpërthente.

Ngjarja i mori jetën Beqir Devollit, i njohur edhe si “Çilo Hunderri”, ndërsa miku i tij, Erigels Mela, mbeti i plagosur.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë me qëllim identifikimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar për përfshirjen në atentat. Ndërkohë, një nga pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet mbetet ajo e hakmarrjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit