Tragjedia në familjen Arifi nuk ka fund, dy vite më parë humbi jetën edhe një tjetër djalë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.10.2026, 08:08

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen Arifi nga fshati Pogragjë i Gjilanit, ku 29-vjeçari Bajram Arifi dyshohet se u vra nga babai i tij mbrëmjen e 11 tetorit.

Sipas informacioneve fillestare, babai dyshohet se ka qëlluar për vdekje të birin në rrethana që ende nuk janë zbardhur plotësisht. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit, ndërsa është raportuar se ndodhet në arrati.

Por kjo nuk është tragjedia e parë që godet familjen Arifi.

Vetëm dy vite më parë, familja kishte humbur një tjetër djalë, Fidan Arifin, vëllain e Bajramit, i cili kishte ndërruar jetë në moshë të re si pasojë e një aksidenti.

Tashmë, brenda një periudhe prej vetëm dy vitesh, kjo familje përballet me humbjen e dy djemve në rrethana tragjike.

Rrethanat dhe motivi i vrasjes së dyshuar të Bajram Arifit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë që ka tronditur Pogragjën e Gjilanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit