Atentati me tritol në Gjirokastër, i plagosuri djali i ish-prokurorit Përparim Mela

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2026, 07:33

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe me nofkën “Çilo Hunderri”, ndërsa mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, në automjetin tip “Benz” dyshohet se ishte vendosur rreth 300 gramë lëndë plasëse TNT.

Erigels Mela, i cili ndodhej në automjet në momentin e shpërthimit, është djali i ish-prokurorit Përparim Mela. Sipas informacioneve të publikuara, 26-vjeçari kishte marrëdhënie shoqërore me viktimën dhe dyshohet se të dy përdornin herë pas here automjetet e njëri-tjetrit. Devolli humbi jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, ndërsa Mela ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cili ishte motivi i atentatit, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse sulmi lidhet me ndonjë konflikt të mëparshëm. Hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit