Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Bajram Arifi, 29 vjeç, i lindur në vitin 1997, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje nga babai i tij, Ramiz Arifi.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Menjëherë pas raportimit, ekipet emergjente kanë mbërritur në vendngjarje, por fatkeqësisht kanë konstatuar se i riu kishte ndërruar jetë.
Pas krimit të dyshuar, babai i viktimës raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Suzuki.
Policia është angazhuar në kërkimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj tragjedie familjare.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në këtë përfundim tragjik.