Tronditet Gjilani! 29-vjeçari vritet me armë zjarri në Pogragjë, autori i dyshuar arratiset pas krimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2026, 22:34

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Viktima, i lindur në vitin 1997, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është larguar menjëherë pas krimit dhe ndodhet në kërkim nga Policia.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të riut në vendngjarje.

Sipas Policisë, i dyshuari është një shtetas kosovar, identiteti i të cilit tashmë është i njohur për autoritetet. Forcat policore janë vënë në lëvizje për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe njësitë hetimore, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ende nuk dihen motivet që çuan në vrasjen e 29-vjeçarit, ndërsa hetimet vijojnë.

Një tjetër jetë e re u shua nga plumbat, ndërsa autori i dyshuar vazhdon të jetë në arrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit