TRAGJEDI NË GJILAN! Babai dyshohet se vrau djalin e tij në Pogragjë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2026, 21:43

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë nga babai i tij.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit për të zbardhur rrethanat e rastit.

Dyshimet e para janë se babai mund të ketë vrarë djalin e tij, megjithatë ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës.

Për momentin nuk dihen motivet që mund të kenë çuar në këtë tragjedi familjare dhe as identitetet e personave të përfshirë.

Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.

JOQ Kosova do t'ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit