Dyshohet për vrasje në Gjilan, viktima dhe dorasi thuhet se janë familjarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2026, 21:15

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku raportohet për një rast vrasjeje.

Sipas informacioneve fillestare të publikuara,viktima dhe personi i dyshuar si autor i vrasjes kanë lidhje familjare mes tyre.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan deri te kjo ngjarje e rëndë, ndërsa nuk janë bërë të ditura as identitetet e personave të përfshirë.

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në fshatin Pogragjë.

JOQ Kosova do t'ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit