Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë nga Thumana, ku qytetarët ngrenë alarmin për një rast të dyshuar të helmimit masiv të qenve me helm për minjtë.
Sipas pamjeve të mbërritura në redaksi dhe dëshmive të banorëve, dyshohet se në zonë po helmohen qëllimisht qentë, një situatë që ka shkaktuar shqetësim dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur pasoja të tjera.
Përveç rrezikut që u kanoset kafshëve, vendosja e helmit në ambiente publike mund të përbëjë një kërcënim serioz edhe për kafshët e tjera dhe fëmijët që mund të bien në kontakt me të.
JOQ Albania u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë sa më shpejt, të verifikojnë denoncimin dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e kafshëve dhe identifikimin e personave përgjegjës!