Vetëm pak ditë pas asfaltimit, në rrugën e Patosit ka mbirë bari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2026, 16:56

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës “Ngjeliu”, në Fshatin e Ri, Zharrëz, ku, sipas raportimit të tij, vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve të asfaltimit, ka mbirë bar në sipërfaqen e rrugës.

Më 2 tetor, kryebashkiaku Fation Duro njoftoi në rrjetet sociale për përfundimin e asfaltimit të rrugës “Ngjeliu”, një ndërhyrje që synonte përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të lëvizjes për banorët e zonës.

Megjithatë, qytetari shprehet i shqetësuar për situatën e krijuar menjëherë pas përfundimit të punimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e asfaltimit dhe qëndrueshmërinë e tij.

Përmes raportimit të tij, ai kërkon vëmendje ndaj këtij problemi, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të ketë një reagim nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e gjendjes së rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit