“Paguajmë 700 € qiranë te Stacioni i Trenit dhe balta na futet brenda, ankesat në bashki i merr lumi”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2026, 15:23

Një qytetare, banuese në zonën e pallateve ‘Sejdini’, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës, e cila është e amortizuar dhe e lë zonën në kushte të vështira.

Në mesazhin e saj, qytetarja shprehet se banorët paguajnë qira prej mbi 700 eurosh, si dhe taksa për gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e ambientit, por pavarësisht kësaj, përballen me baltë që, sipas saj, u hyn deri në banesa.

Ajo thotë se kanë bërë ankesa pranë Bashkisë së Tiranës, por deri më tani nuk kanë parë ndërhyrje për rregullimin e rrugës.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për sistemimin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve në zonë, duke theksuar se situata aktuale po u vështirëson jetesën e përditshme.

Denoncimi i qytetares:

Prsh ju lutem duan te ankome per nje problem jam nje banore e pallatit tek rruga sejdinit kemi qeran ka 700€ e kusur e pagujm e taksat per gjelbrimin e per ambjentin e nderkoh po na hy balta ne shtepi ankohemi ne bashki as nje sna e gatit rrugen sikur po jetojm ne stall derrash

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit