Dëshironi të bëheni milionerë, por nuk e dini se si? Mendja juaj dhe kufijtë që i keni vënë vetes janë ato që ju pengojnë më shumë në arritjen e synimit tuaj. Ja disa rekomandime për t’ia dalë mbanë, duke filluar nga sot.
Gazetari Napoleon Hill hulumtoi mbi 500 milionerë të dalë nga hiçi për 20 vjet derisa nxori librin e tij “Mendo dhe pasurohu” në vitin 1937, i cili u bë një bestseller. Pavarësisht viteve të kaluara që nga ajo kohë, ekspertët vazhdojnë t’i sugjerojnë 13 hapat e Hill për t’u bërë të pasur nga hiçi.
Dëshironi që ta keni Të gjithë personat shumë të pasur e kanë filluar duke ëndërruar, shpresuar, planifikuar dhe dëshiruar, derisa janë bërë të pasur. Ata i kanë imagjinuar paratë përpara se t’i kishin në llogaritë bankare. Thjesht të dëshiruarit nuk sjell pasuri, por është hapi i parë për t’u fiksuar pas parave dhe për të punuar për t’i pasur.
Besoni se mund t’ia dilni Pasurimi fillon nga mendja, besoni se duke punuar fuqishëm do t’ia arrini të merrni atë që doni. Jeni të kufizuar vetëm nga mentaliteti juaj, nga besimi që keni te vetja. Milionerët e krijuar vetë, e kanë kuptuar se pasurimi nuk është një privilegj, por diçka që secili e arrin vetë nëse bën mjaftueshëm.
Bindeni veten Kthimi i dëshirës për para apo sukses në realitet kërkon që ju t’ia dërgoni sinjalet e nevojshme mendjes suaj. Duhet t’ia përsërisni vetes qëllimet që keni vazhdimisht, derisa të fiksoheni që të gjeni një plan për t’ia dalë.
Dija e specializuar Fitoni eksperienca dhe vazhdoni të mësoni vazhdimisht. Dija është pushtet. Një edukim bëhet i fuqishëm dhe të çon drejt pasurisë, kur është i organizuar dhe aplikohet në jetë. Sipas gazetarit Hill, të suksesshmit mësojnë shumë rreth qëllimeve të tyre, biznesit dhe profesionit.
Gjeni idetë që do t’ju çojnë drejt suksesit, vizualizojeni atë. Idetë janë vetëm fillimi; ato janë produkt i imagjinatës, mos kini frikë të krijoni ide. Ndonjëherë ëndrrat me sy hapur, të hapin sytë.
Planifikimi Sapo ta keni imagjinuar suksesin tuaj, ndërmerrni veprimet që do t’jua bëjnë atë të mundur. Veproni me këmbëngulje dhe entuziazëm. Ndërmerrni veprimet tuaja, krijoni planin, vëreni atë në punë dhe ndiqeni pa mëdyshje. Shumica prej nesh dinë ta fillojnë diçka, por shumë pak arrijnë ta çojnë deri në fund.
Vendimet Një tipar kyç që Hill dalloi tek individët e pasur që studioi, ishte se ata ishin të vendosur. Një person që e di se çfarë po kërkon, vendos shpejt për gjërat që do dhe priret t’i marrë ato. Marrja e vendimeve është një nga tiparet më kryesore që të pasurit dhe liderët e mirë zhvillojnë.
Këmbëngulja Ngulni këmbë pa dhënë dorëheqjen për të arritur pasurimin. Duhet të mos mbeteni vetëm te dëshirat, por të keni vullnet, plan dhe këmbëngulje në atë që bëni. Edhe të pasurit kanë hasur dikur dështimin, por ata nuk janë dorëzuar dhe kanë vazhduar atë që kërkonin.
Rrethohuni nga më të mirët Njerëzit e pasur krijojnë një ambient fantastik rreth tyre. Ata shoqërohen me miq dhe kolegë të talentuar me të cilët ndajnë një vizion. Mendjet e zgjuara dhe kreative janë më të fuqishmet.
Një partner për t’u mbështetur Energjia seksuale është një energji shumë e fuqishme njerëzore, që krijon emocione dhe ndikon shumë fizikisht dhe mendërisht. Gjeni një partner/e që do t’ju bëjë të ndiheni mirë për veten dhe shumë shpejt do të kuptoni se jeni bërë të pandalshëm.