Ndryshon moti në Kosovë: Shi, rrufe dhe erëra të forta, temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2026, 09:39

Moti në Kosovë do të pësojë ndryshime të ndjeshme gjatë ditës së sotme, ku reshjet e shiut, erërat e forta dhe ulja e temperaturave pritet të karakterizojnë këtë të diel.

Sipas MeteoKosova, depërtimi i një fronti të ftohtë do të sjellë mot kryesisht të vranët, me reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin.

Në disa zona, reshjet pritet të jenë më intensive, në formë rrebeshesh, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fortë, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 55 kilometra në orë.

Ndërkohë, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Vlerat minimale parashikohen të lëvizin nga 12 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 20 gradë Celsius.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat ku priten rrebeshe shiu dhe erëra të forta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit