Detaje të reja nga shpërthimi në Gjirokastër

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.10.2026, 07:27

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e 10 tetorit qytetin e Gjirokastrës, ku një automjeti tip “Benz”, në pronësi të Beqir Devollit, dyshohet se i ishte vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi në bulevardin “18 Shtatori”, ndërsa makina ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri Rigers Mela. Pas shpërthimit, drejtuesi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me trafikndarësen. Të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit po shqyrtojnë rrethanat e shpërthimit, ndërsa mbeten të paqarta motivet dhe identiteti i personave që mund të kenë vendosur lëndën plasëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit