Dhimbje e madhe në Gjilan: Sot varrosen Egzoni dhe Nafija, motër e vëlla të vrarë tragjikisht

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2026, 00:30

Sot, më 11 tetor, do të përcillen për në banesën e fundit Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla që humbën jetën tragjikisht nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:40, në Pozheran, prej nga ishin dy viktimat.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, më 9 tetor, ku Egzoni dhe Nafija mbetën të vrarë, ndërsa një familjar tjetër i tyre u plagos.

I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë është bashkëshorti i Nafijes, Valon Ramushi, i cili është ndaluar nga autoritetet. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit janë duke vazhduar.

Tragjedia ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës, të cilët sot do t'u japin lamtumirën e fundit dy viktimave.

Ngushëllime të sinqerta familjes Bugujevci!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit