Policia largon protestuesit nga sheshi ‘Skënderbej’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.10.2026, 23:16

Në ditën e 133-të të protestës kundër qeverisë dhe klasës politike, qytetarët janë ndalur edhe në sheshin “Skënderbej”, gjatë marshimit të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në rrjet, protestuesit nuk kanë qëndruar gjatë në shesh, pasi janë larguar nga efektivët e policisë.

Marshimi u zhvillua pas tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Gjatë protestës, qytetarët vijuan me parullat kundër qeverisë, duke paralajmëruar se do të rikthehen sërish në rrugë edhe në ditët në vijim.

Protesta e sotme shënoi ditën e 133-të të qëndresës së qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit