Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në lëvizje mbrëmjen e sotme në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke lënë të plagosur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në afërsi të Gjykatës së Gjirokastrës. Pas shpërthimit, automjeti ka ndaluar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, të dëmtuarit janë pronari i automjetit, shtetasi me inicialet B. D., dhe R. M. Të dy janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.