Degët e lëna pas punimeve pengojnë kalimin në varrezat e Kukësit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.10.2026, 16:39

Një qytetare nga Kukësi i bën apel Bashkisë që të ndërhyjë për pastrimin e degëve të lëna në fund të varrezave të qytetit, pas punimeve të kryera në këtë zonë.

Përmes një denoncimi, qytetarja shprehet se gjatë punimeve janë hedhur degë në ambientet e varrezave, të cilat vijojnë të qëndrojnë aty pa u larguar. Sipas saj, kjo situatë ka krijuar rrëmujë dhe po vështirëson lëvizjen e qytetarëve, të cilët nuk kanë hapësirën e nevojshme për të kaluar lirshëm.

Ajo kërkon nga Bashkia Kukës që të marrë masa për largimin e degëve dhe pastrimin e pjesës fundore të varrezave, duke theksuar se mbetjet nuk duhet të lihen në këtë gjendje, veçanërisht në një ambient të tillë që kërkon mirëmbajtje dhe respekt.

Përmes këtij apeli, qytetarja kërkon reagimin e institucioneve përgjegjëse për të zgjidhur problemin dhe për të rikthyer rregullin në varrezat e Kukësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit