Për ku është nisur furgoni me sirianë?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.10.2026, 16:32

Një furgon i mbushur me shtetas sirianë është filmuar në Durrës, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi lëvizjen e tyre dhe destinacionin ku po shkojnë.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ tregojnë automjetin me disa persona brenda, ndërsa mbetet e paqartë se nga janë nisur, ku po shkojnë dhe për çfarë arsye ndodhen në qytetin bregdetar.

A janë nisur drejt një qyteti tjetër të Shqipërisë, po udhëtojnë drejt kufirit apo kanë si destinacion një shtet tjetër? Kush e ka organizuar transportin e tyre dhe a bëhet fjalë për një udhëtim të zakonshëm apo për një lëvizje të koordinuar?

Durrësi është një nga pikat e rëndësishme të lëvizjes së njerëzve në vend, por në këtë rast mungojnë ende të dhënat që do të sqaronin rrethanat e udhëtimit të personave që shfaqen në furgon.

Kush janë personat që ndodhen brenda automjetit, nga vijnë dhe ku po i çon furgoni? A ka një destinacion të përcaktuar apo ky është vetëm një ndalesë gjatë rrugës së tyre?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit