15 € tavolina bosh në Milano, shqiptari: Kot ankohemi ne, respekte për Shqipërinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.10.2026, 16:07

Një qytetar ka sjellë në vëmendje çmimet në restorantet e Italisë, duke krahasuar kostot me ato në Shqipëri.

Ai ka treguar se në një restorant në Milano, tre persona duhet të paguajnë 15 euro vetëm për uljen në tavolinë, pa porositur asnjë ushqim.

Qytetari ironizon faktin se, ndërsa në Itali paguhet kjo shumë vetëm për t'u ulur, në Shqipëri ka ankesa për çmimin prej 10 eurosh për një pjatë linguini.

Ai përmend edhe një pjatë makarona me çmim 23 euro në Milano, duke e mbyllur reagimin me një mesazh vlerësimi për vendin tonë: “Respekte për Shqipërinë!”

Mesazhi i shqiptarit:

Urdhero faturat ne itali vetem ulja ne restorant per 3 veta 15€ pa porosit gje dhe pastaj ankohen kur vin te ne me linguinin10€,,respekte per SHQIPERIN ne milano 23 euro nje pasta

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit