Deputeti shqiptar në Zvicër nuk zmbrapset: Na sulmuan pse mbështetëm UÇK-në!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.10.2026, 15:13

Deputeti shqiptar në kantonin e Gjenevës, Leonard Ferati, ka zbuluar se është përballur me kritika të ashpra nga përfaqësues të së djathtës ekstreme në Zvicër, për shkak të mbështetjes së tij publike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas Feratit, disa persona kanë shkuar deri aty sa ta akuzojnë se po mbështet njerëz që ata i konsiderojnë kriminelë lufte. Megjithatë, deputeti shqiptar ka bërë të qartë se sulmet dhe presionet nuk e kanë ndalur të shprehë qëndrimet e tij.

Ai ka deklaruar se këto akuza janë pjesë e narrativave që, sipas tij, ushqehen nga propaganda serbe dhe qarqet e ekstremit të djathtë.

Ferati ka ngritur gjithashtu shqetësimin se zhvillimet gjyqësore lidhur me ish-krerët e UÇK-së mund të ndikojnë në mënyrën se si bashkësia ndërkombëtare e sheh luftën çlirimtare dhe pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht kritikave, deputeti shqiptar në Gjenevë mbetet i vendosur në mbështetjen e tij publike ndaj UÇK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit